Të jesh ndryshe… jo domosdoshmërisht gjithmonë është mirë

Të qenurit ndryshe, sipas shumicës, është rruga më e shkurtë drejt suksesit. Duke u nisur nga një parim i tillë, Apple, për një periudhë kohore pati edhe moton e saj “Mendo ndryshe”. Kompania, që tashmë ka strukturuar suksesin e saj përreth këtij etosi kulturor, ka të aplikuar këtë në produktet e saj iPhone dhe Macintosh si dy produkte përfaqësuese, ndryshe nga gjithçka tjetër në treg. E krejt ky sukses në krye me Steve Jobs, vizionar i pashoq dhe ndryshe nga të tjerët.

Por, parimi i të qenurit ndryshe shpeshherë del të jetë i gabueshëm.

Përderisa suksesi i kompanive si Apple dhe Google u atribuohet ideve më ndryshe, larg të rëndomtave, një përqindje e madhe e po këtyre ideve dështojnë që në pikënisje (si p.sh Segway, Newton dhe Google Glasses). Për më tepër, sukseset më të mëdha të Apple dhe Google kanë ardhur në fushat kur kompanitë ishin ndjekëse të trendeve e jo përcaktues të tyre. Apple nuk prezantoi “smartphone” e parë, ishte IBM. Ndërsa Yahoo dhe AltaVista u morrën me kërkime dhe digjitalizim të informacionit para Google. Hulumtimet konstatojnë që pothuajse 50% e pionierëve të tregut dështojnë, ndërsa ata që vinë pas tyre, zakonisht kanë shanse më të mëdha për të qenë të suksesshëm.

Në vitet 1800-ta, doli në pah një risi që ndryshoi rrënjësisht transportin. Deri atëherë, shumica e njerëzve udhëtonin me kuaj, mënyrë kjo e mirë dhe efektive për kohën për distanca më të shkurtra, por ndërsa qytetet rriteshin dhe zgjeroheshin, një metodë e tillë transporti u pa të ishte tejet e kufizuar. Automjetet me benzinë premtuan të jenë një zgjidhje afatgjate, të cilat mund të udhëtonin më gjatë dhe më shpejt.

Por, për njerëzit të adaptoheshin me një ide të re transporti ishte vështirë e imagjinuar. Kuajt kishin qenë metoda primare e transportit për mijëra vite. Me mangësitë e veta, njerëzit ndiheshin rehat me metodën ekzistuese të udhëtimit e transportit për faktin që e dinin çfarë prisnin dhe ishin familjarizuar me procesin. Automjetet ishin krejtësisht koncepte të reja, të cilat kërkonin karburant tjetër, aftësi të reja ngasëse dhe përditësim të mjeshtërive për t’i rregulluar ato. Por, në vitin 1899, Uriah Smith erdhi me një zgjidhje. Ai arriti të kuptoj që problemi me adaptimin e një mënyre të re transporti ishte më shumë me fokus psikologjik se sa funksional. I quajtur “Horsey Horseless”, koncepti i prezantuar nga Smith kishte të bëjë me montimin e një replike të kokës së kalit në pjesën e përparme të veturës, si rezervuar, duke bërë të ngjasojë me mënyrën tashmë ekzistuese të udhëtimit në atë kohë.

Është e lehtë të përqeshet një ide e tillë dhe për shumë kë tingëllon komike një koncept sikurse i Smith, por ai kuptoi që jo gjithçka e re, pavarësisht funksionalitetit të përmirësuar, është e mirëseardhur. Ai bëri të kundërtën, duke arritur që inovacionin revolucionar të kohës ta familjarizonte tek masa e gjerë. E krejt kjo rezulton që të qenurit ndryshe jo domosdoshmërisht çon drejt suksesit, por me rëndësi është të jesh i dallueshëm, ku një përzierje në mes të ngjashmërisë së të vjetrës me të renë së bashku me inovacionin është formula më optimale drejt majave.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s