Strategjia e shitjes – plan i qartë veprimi

Për të arritur qëllimet tuaja të shitjes ju duhet të bazoni strategjinë tuaj në bazë të objektivave afatgjate të kompanisë, strategji kjo që shtron rrugë drejt suksesit. Në të njëjtën mënyrë, një hartë e tillë ju ndihmon të kompletoni një udhëtim, ndërsa një plan strategjik tregon rrugën e mënyrës se si organizata juaj do të arrijë qëllimet e saj të shitjes. Një plan strategjik i shitjes dhe marketingut ndihmon për të siguruar drejtim dhe fokus për të gjithë punonjësit. Ky plan tregon për rezultate specifike që duhet të arrihen dhe vendos një kurs veprimi për arritjen e tyre, ku po ashtu ndihmon departamentet e ndryshme brenda organizatës tuaj që të pajtohen me qëllimet e përbashkëta. Pa një plan të qartë, pritshmëritë dhe etapat biznesore nuk arrihen, prioritetet ndryshojnë vazhdimisht dhe ka pak ose aspak qasje me qëllime të përbashkëta. Ashtu si të gjitha rrugëtimet, planifikimi i shitjeve fillon me një pozicion të njohur nga ku mund të tregoni kursin tuaj për të arritur qëllimet tuaja. Filloni duke shqyrtuar pikat e forta dhe dobësitë e organizatës suaj dhe analizoni atë që bëjnë konkurrentët tuaj. Identifikoni tendencat aktuale në Industri dhe identifikoni qartë klientelën. Më e rëndësishmja, pyesni klientët tuaj se çfarë vlerësojnë për shërbimin tuaj dhe çfarë mund të bëni më mirë për të përmbushur nevojat e tyre.

Pasi të hartohet dhe zhvillohet një plan i qartë veprimi, çelësi për zbatimin e suksesshëm është përdorimi i po këtij plani për të vendosur pritjet apo targetat për ekipin e shitjeve dhe të marketingut. Në shitje, qëllimet parësore janë motori i produktivitetit dhe faktorët nxitës të saj. Një nga gjërat më të fuqishme në lidhje me krijimin e qëllimeve specifike në planin tuaj të shitjes është që të bëhet tabela e rezultateve tuaja – e cila përfshin treguesë për zbatimin e planit në përpikmëri. Këta treguesë ju lejojnë të shikoni në mënyrë kritike shitjet tuaja dhe aktivitetet e marketingut, ku në proces mund të bëni përditësime në baza të rregullta. Rishikimet tremujore për të analizuar rezultatet tuaja mbajnë planin në rrugë të drejtë.

Një plan i mirë reflekton strategjinë e përgjithshme të biznesit dhe shërben si pikë referuese e të gjitha departamenteve. Eshtë e rëndësishme të kuptohet që plani i shitjes dhe marketingut nuk është thjeshtë një dokument, libër ose një skedar. Ajo që është e rëndësishme është që plani të ilustroj një proces me hapa të detajizuar, proces ky qoftë afat-shkurtë apo afat-gjatë.

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s