Dallimet në mes menaxherit të projektit dhe atij të produktit

Menaxherët e projektit dhe ata të produktit, shpeshherë ndodh që njerëzit të mos i dallojnë mes vete, pavarësisht që detyrat e tyre, mund të themi, që kanë natyra të ndryshme. Kjo, edhe ka bërë që shumë njerëz të krijojnë artikuj e pubikime të shumtë, për të spjeguar diversitetin që këta ndajnë nga njëri-tjetri. Çdo rol i tyre, kryen funksione unike, për të arritur qëllime specifike. Pra, hapi tjetër, është të zbërthehen detajet të mjaftueshme, se kush apo cili/a, e bën atë. Ngase, vetë roli, është ai ku shpesh ngjall pasiguri dhe lind konflikt.

Menaxheri i projektit, mbikëqyr një projekt fiks që nga fillimi e deri në fund. Mund të jetë një projekt i vetëm ose një grup projektesh. Puna e tyre është të ekzekutojë strategjinë e vendosur nga menaxher- produkti ose ekipi udhëheqës. Qëllimi i një menaxher- projekti është të punojë me një ekip më të gjerë, duke shprehur një sërë aftësish të ndryshme, për të përfunduar një projekt në kohë të caktuar dhe nën buxhet.

Menaxheri i produkteve, shpesh përshkruhet si CEO i produkteve të tyre. Ata e përcaktojnë strategjinë, u japin përparësi lëshimeve, flasin me klientët dhe përcaktojnë qartë karakteristikat. Përpjekjet e tyre janë në vazhdimësi të përhershme, veç tjerash, përfshijnë edhe menaxhimin e tërë ciklit të jetës së produktit të ofruar. Qëllimi i një menaxher- produkti është që të japë një produkt që konsumatorët e dëshirojnë, thjeshtë kanë nevojë për të. Si menaxher i produktit, duhet ditur çdo herë, se keni detyrë primare, për të  menduar  në mënyrë të drejtpërdrejtë si metodë the big picture. Patjetër që çdo herë duhet të njihni produktin dhe klinetët tuaj, më mirë se çdokush tjetër. Duhet të  keni qëllime ambicioze dhe një vizion të qartë për vendin ku doni të shkoni. Por kjo, është vetëm një pjesë e punës që kërkohet nga ju. Menaxherët e produkteve që kanë ide të mëdha, për të pasur një sukses të prekshëm duhet të mendojnë edhe për detajet e vogla. Për të ndërtuar në të vërtetë atë që u intereson klientëve, menaxherët e produkteve duhet të jenë edhe  menaxherë projektesh të mira.

Si menaxher produkti, ju duhet të dini gjithçka për klientët tuaj, siç janë: tregu, produkti dhe ekipi. Të gjithë të lidhur zingjir, duke u bashkuar në një plan gjithëpërfshirës. Kjo gjë, nuk ndodh pa gjetjen e fakteve dhe të dhënave të nevojshme. Duhet pasur parasysh çdo kufizim të mundshëm në lidhje me burimet , rreziqet ose fushëveprimin, në mënyrë që të mund të përgatisni biseda kuptimplote, kur të takoheni me ekipet funksionale brenda kompanisë.

E rëndësishme është, që duhet të keni gjthmonë parasysh planifikimin kohor, pasi që koha ka vlerë jetike për zhvillimin e projekt- produktit. Duhet ditur, ndodh edhe që ju mund të blini më shumë. Mos harroni, se zhvillimi i një produkti mund të sjellë të papritura gjatë rrugës, të cilat nuk kanë qenë të planifikuara. Duhet të jeni fleksibil dhe aktiv, kur gjërat ndryshojnë. Ju duhet të krijoni raporte që ato t’i përditësoni dhe t’i analizoni rregullisht. Raportimi i vazhdueshëm dhe po ashu edhe observimi, do të ju tregojnë, se ku po bëni përparime dhe gjithashtu ju ndihmon t’u përgjigjeni pyetjeve në lidhje me punën dhe planet e ardhshme.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s