Segmentimi i konsumatorëve si udhëzues i një marketingu të mençur

“Marketingu për të gjithë është sinonim i marketingut me askënd”

 Sfidat më të zakonshme me të cilat ballafaqohet B2B marketingu sot është të dish kush janë klientët tuaj, të kuptuarit se çfarë i bën ata të ndryshëm dhe se si t’i bindësh klientët ekzistues të palëve të tjera për t’u kthyer drejt produktit tuaj.

Shumica e profesionistëve të marketingut adresojnë këtë duke grupuar konsumatorët me karakteristika të ngjashme në grupe të vogla dhe pastaj duke u aplikuar mesazhe të personalizuara këtyre grupeve. Ky proces referohet si segmentim i konsumatorëve. Sado intuitiv si proces, shumë kompani kanë frikën nga humbja e mundësive për të mbërthyer tregun në rast të ekspozimit të ndonjë audience më të gjerë. Në anën tjetër, kompani të cilat i takojnë industrive të mençura sot, e gjejnë segmentimin një qasje strategjike për të rregulluar në mënyrë të detajizuar grupet e tregjeve të synuara bazuar në ngjashmëritë përfaqësuese të klientëve idealë.

Thënë thjesht, segmentimi ju lejon të ndani tregjet ose klientët tuaj në grupe të ndryshme, të grupuar në bazë të nevojave dhe karakteristikave të njerëzve.

Duke ju drejtuar një segmenti blerësish që kanë pika dhe nevoja të përbashkëta, si dhe atributeve dhe sinjaleve blerëse të ngjajshme, ju mund të angazhoni blerësit dhe llogaritë me prirjen më të lartë për t’u konvertuar në klientë të rregullt. Pra, në vend që të humbisni dollarë për marketing në fushatat e gjera që japin konvertime të ulëta, mund të synoni perspektivat tuaja më të mira që janë shumë të hapur ndaj mesazheve tuaja dhe më specifikisht të targetuara.

Mendoni për modelin e targetimit të segmentimit si një objektiv harkimi:

Objektivi parësor është segmenti juaj i synuar ose profili ideal i klientit (ang: ICP), ku kompanitë do të përqëndrojnë kryesisht përpjekjet e tyre për shitje në atë drejtim.

Unaza tjetër është shtresa e dytë që përshkruan grupe të segmentuara klientësh që kanë karakteristika të ngjashme me segmentet kryesore.

Së fundi, unaza e jashtme është blerësit që gjejnë biznesin tuaj si rezultat i të qenurit në treg

Segmentimi i klientëve është një nga mënyrat e pakta që kompanitë mund të sigurojnë që po arrijnë perspektivat e tyre më të mira me mesazhet përkatëse e të personalizuara. 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s