RrotullTalks | Rreth e rrotull me Agon Gashin nga MERIDIAN EXPRESS

Deri tash, Rrotulltalks ka trajtuar tema nga më të ndryshmet. Ideja e të qenurit kreativ në treg duke krijuar “extravaganza” në mënyrën e të bërit biznes, rëndësinë e edukimit të gjeneratave të reja me fokus teknologjinë, ekonominë e internetit, e deri tek krijimi i një mobiliteti efektiv në sektorin financiar nëpërmjet aplikacionëve të jashtëm. E kur flasim për një treg më gjithëpërfshirës ekonomik, është e pashmangshme të mos shtjellojmë shtresa e shtresa të ndryshme për të rezultuar në një unifikim të tij. Për shumicën e ndërmarrësve tashmë të provuar gjenerata e gjenarata me radhë, është tendencë krijimi i një kulti të mentalitetit për të jetuar dhe zhvilluar biznesin brenda për brenda kufizimeve etiketuese të tij. Por, jo edhe për Agonin. Edukuar në Amerikë, Agon Gashi sot udhëheq Meridian Express si diversifikim të marketeve të rëndomta e të shumëta në Kosovë. E sado që theksi bie tek kreativiteti i diversifikimit dhe funksionalizimi i Meridianit, për Agonin asnjë ide zhvillimore rreth këtij koncepti deri tash nuk ka qenë e rastësishme, por e menduar mirë dhe e bazuar në plane biznesi. Agoni tregon që përvoja e tij në Amerikë ka qenë faktor me ndikim që Meridiani sot të dizajnohet si market i lagjes, strukturim ky që ka qëlluar të jetë “trend-setter” i një industrie të tillë. Që një market si Meridiani të funksionoj, është dashur një formim i konsumatorëve mbi perceptimin e produkteve dhe shërbimeve peshuar kundrejt çmimit. Sipas Agonit, natyra e perceptimit të vlerës së produkteve apo shërbimeve ka ngjarë të bie ndesh ndërmjet konsumatorëve dhe ofruesve të këtyre produkteve/shërbimeve, ku me ç’rast ka krijuar hapësirë boshe në vet tregun ekzistues. I gjithë koncepti i Meridian Express është ndërtuar rreth konsumatorit dhe për konsumatorin. Me të njejtin fokus, sot Meridiani Express numëron mbi 400 punëtorë, dhe 35 pika në tërë Kosovën, duke ofruar stabilitet dhe komoditet në blerje, e krejt këto “n’derë të shtëpisë”.

Koncepte sikurse Meridiani shihen si partnerë  në blerje për shkak të ndryshimeve të mënyrës së jetesës sot, ku konsumatorët kërkojnë lehtësime dhe përshtatshmëri në të bërit “shopping”. Përgjatë këtij transformimi të shoqërisë, kërkohet paralelisht një standardizim i shitoreve të vogla ku më nuk blihet “me veresi” por garancioni i vetëm mirret kualiteti i produktit dhe trajtimi familjar i konsumatorëve në hapësirat blerëse. Për Agonin, zhvillimi i Meridianit ka qenë sfidë në vete, jo për faktin që ideja e marketeve të lagjeve ka qenë e patrajtuar më parë, por identifikimi i tij si diçka më shumë se vetëm market. Përdorimi i elementeve të tjera përcjellëse shtesë vet marketit i mundësuan Agonit por edhe të gjithë ekipit të Meridianit të shqyrtojnë se cilat nga këto elemente mund të rezononin me konsumatorët. Ai përmend që pikë kthese ishte hapja e Meridianit në Rrugën B në Prishtinë ku përveç shtrirjes si market, pikës i’u shtua edhe shërbimi i ushqimit duke marrur identitetin e shumë-dëshiruar të marketit të lagjes, të përditësuar në bazë të kërkesës së konsumatorëve dhe konceptit të ri. Elemente të vlerës sikurse shërbimi i ushqimit kanë një dimension organizativ, duke theksuar që fokusi jo domosdoshmërisht është në një lidhje reciproke ndërmjet konsumatorëve dhe çmimit, por është progresi i klientit që përpiqet të arrijë blerjen në mënyrën më efektive të mundshme ai që është primar.

21762447_1528538383874427_4584735298200891546_o.jpg
Meridian Kitchen

Në një botë të obsesionuar nga të dhënat, ndërmarrësit më të mëdhenj kanë pasur sukses me pak më shumë se vetëm intuitën për të qenë të sukesshëm. Por, ajo çka qëndron është që ata kurrsesi nuk ja kanë dalur vetëm. Agoni përmend rëndësinë e ekipit të Meridianit, ekip ky ku sot ndan vlerat e njejta të kompanisë dhe së bashku punojnë drejt një qëllimi të caktuar, atë të bërit Meridianin pikë referimi për konsumatorët. E krejt kjo ka të bëjë me kulturën korporative që instalohet nga fillimi, ku dëshira për të qenë pionerë në treg në dobi të konsumatorëve është nyja kryesore. Është pikërisht kjo kulturë korporative e strukturuar mirë dhe me mundësi zhvillimi profesional për të cilën Agoni krenohet. Si pjesë të saj, ai përmend krijimin e një programi të quajtuar CMP (Programi për Certifikimin e Menaxherëve), tashmë në gjeneratën e katërt, program ky trajnues 6 mujor ku secili menaxher i pikës së Meridian Express trajnohet në module të ndryshme. Trajnimi është i llojit kuantitativ ku për qëllim ka kuptimin më thelbësor të politikave të biznesit dhe anës operacionale të vet Meridianit. Pas përfundimit të trajnimit, menaxherët auditohen për 3 muaj, ku në bazë të performancës së tyre, ata çertifikohen. Kjo çertifikatë ju mundëson një pagë më të lartë dhe ju shërben si një lloj pasaporte për ngritje në detyrë në pozita më seniore në zyrën qëndrore.

21762892_1528537937207805_4107619966933230340_o
Buka

Përgjatë bisedës me Agonin, ai përmend që zhvillimi i biznesit nxitet nga dy variable: së pari, ofertat e reja vinë si rezultat i kërkesës së konsumatorit, dhe së dyti, familjarizimi i punëtorëve të brendshëm me konceptin e biznesit bën që ata vet të identifikojnë mundësitë e produkteve apo shërbimeve të reja. Fatmirësisht, Meridian Express llogarit në të dyja. Janë pikërisht konsumatorët të cilët sipas Agonit mund të paguajnë më shumë në vlerë të parave në produkte të caktuara, por në realitet të shpenzojnë më pak, gjë që krijon klientelë të mençur dhe të gatshëm për çfarëdo “feedback-u”, dhe ekipi i Meridianit i cili parreshtur punon që të sjell atë “më afër” konsumatorit. Në fund, për Agonin, profiti është vetëm tiketë për në stacionin e radhës, e rëndësishme është përgjegjësia shoqërore ndaj tregut ku operon dhe çka mund të bëhet në të mirë të tij dhe komunitetit përreth. Duke qenë pjesë e këtij komuniteti, unë, ti, Agoni e shumë të tjerë mbetemi pjesë e rëndësishme e një lëvizjeje ndryshimi për t’i paraprirë së ardhmes.

Ne, Meridian Express-it dhe Agonit i urojmë shumë suksese, dhe shihemi rreth e rrotull.

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s