Teoria e kapitalit njerëzor – këndvështrim nga Milton Friedman

Në thelb, ideja e kapitalit njerëzor nuk është e re. Për ata që kanë sado pak njohuri rreth Adam Smith-it, e dinë që ishte pikërisht ai i cili theksoi rëndësinë se si aftësitë e punëtoreve në proces të punës i shtonin vlerë ekonomike një ndërmarrje. Ndryshe nga paratë si fryt i punës, apo kapitalit teknologjik, kapitali njerëzor nuk mund të ndahet konceptualisht nga individi i cili e zotëron atë. Në proces, kjo lë të nënkuptoj që në rast zotërimit të kapitalit tuaj njerëzor nga dikush tjetër, në princip do të quhej “skllavëri”. Si rezultat i krejt kësaj, shtrohet pyetja se kush duhet të ketë përgjegjësinë e investimit në të dhe a është pikërisht individi bartës i këtij potenciali si korrësi më i madh i fryteve të një zhvillimi të tillë?

Në një hulumtin të bërë nga Peter Fleming, profesor ne Cass Business School në Londër, ai permend pikëpamjen e Milton Friedman, një ndër mendjet më të ndritura të botës së ekonomisë, ku sipas tij është irracionale për vet kompaninë që të investojë në zhvillimin e kapitalit të punonjësve të saj nëpërmjet trajnimeve pasi që ekziston rreziku që një investim i tillë në formë të një kapitali njerëzor të largohet dhe t’i bashkohet një rivali biznesor. Parimisht, sipas Friedman, teoria e kapitalit njerëzor ishte perceptuar si arme ideative për të kundërshtuar kërcënimin sovjetik sa i përket frontit ekonomik të asaj kohe. Sipas tij, vet fjala kapital njerëzor nënkuptonte që interesat e njerëzve përkojnë natyrshëm me vlerat e kapitalizmit. Shumë njohës të asaj kohe kundërshtuan një pikëpamje të tillë pseudo-kapitaliste duke thënë që investimi qeveritar në zhvillimin e kapaciteteve të individëve është diçka thelbësore dhe duhet trajtuar si një e “mirë publike”. Një zhvillim i tillë do t’iu mundësonte individëve të krijonin avantazh profesional krahasuar me të tjerët, që si rezultat i një investimi sekondar apo terciar nga vet shteti, do të krijonte efekte të mëdha pozitive ose eksternalitete për ekonominë në përgjithësi. Si kundërpërgjigje, Friedman e përmblodhi të gjithë teorinë e tij sa i përket kapitalit njerëzor me një frazë të vetme, e mirënjohur në botën e ekonomise sot si “there is no such thing as a free lunch” apo e përkthyer në shqip në kuptimin që nuk vjen asgjë falas. Një përmbledhje e teorisë së kapitalit njerëzor ka si bazë kthimin e investimit. Kthimi i kapitalit njerëzor i sponzorizuar nga qeveria i cili rrjedh nga investime publike (taksat) duhet mbetur në duart e publikut.

Sipas Peter Flaming, Friedman parashikoi një shoqëri në të cilën sot të gjithë do të ishin sipërmarrës të aftë e të suksesshëm, parimisht për shkak të një investimi të vazhdueshëm në kapital njerëzor nga sektori publik dhe privat. Sot, kemi paga të margjinalizuara si rezultat i një diskriminimi racor e gjinor, një deficit aftësish në mes profesionesh, borxh ndaj kredit kartelave tona, dhe orë të pafundme joproduktive në punë si rezultat i mos alokimit të mirë burimeve njerëzore, gjëra që ilustrojnë që teori të tilla të kapitalit njerëzor duhet reformuar patjetër.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s