Përparësitë dhe mangësitë e një biznesi të pavarur vs atij ekskluziv (ang. franchise)

Të zotëroni një biznes të pavarur ose një ekskluziv mund të jenë dy qasje krejt të ndrysme të të bërit biznes. Dallimet kyçe që duhet të mirren parasysh kur të përcaktohet se cili lloj i biznesit është më i mirë është përshtatshmëria më e mirë për qëllimet tuaja personale dhe të biznesit që ju doni të zhvilloni. Për disa njerëz është më lehtë të zhvillohen si pronarë biznesi të pavarur, ndërsa të tjerë kanë më shumë gjasa të përparojnë si pronarë të bizneseve ekskluzive.

 Nga një perspektivë e modelit të zotërimit të të drejtave operative, një biznes ekskluziv është shumë ndryshe nga një biznes tipik i vogël e i pavarur.  Ndryshe nga pronarët e bizneseve të tilla, pronarët e ekskluziveve nuk kanë lirinë për të ndryshuar produktet ose shërbimet e tyre bazuar në dëshirat e tyre personale ose në ndryshimin e kushteve të tregut. Në një masë të madhe, ekskluzivi (në këtë rast kompania mëmë) merr vendimet për linjat e prodhimit dhe variablat e tjerë të bizneseve ekskluzive nën ombrellën e saj.

Por, nga ana tjetër, pronarët e bizneseve të pavarura nuk kanë siguri të njohjes se linjave të prodhimit dhe efikasitetit të tyre, ofertat e shërbimeve dhe vendimet e tjera të pronësisë, që tashmë janë testuar dhe optimizuar për tregun. Për më shumë, përqindja e suksesit të produktit/shërbimit të tyre vihet po ashtu në dyshim. Me fjalë të tjera, edhe pse pronarët e bizneseve ekskluzive sakrifikojnë pavarësinë në vendimmarrje, ata gëzojnë sigurinë dhe stabilitetin që vjen nga përkatësia në një organizatë shumë më të madhe me një treg të provuar.

 Ndërsa kur shikohet nga ana e kostos, pronarët e bizneseve të pavarura ka të ngjarë të kenë kosto më të larta investimi për të zhvilluar dhe përfunduar biznesin e tyre, por gjithashtu kanë më shumë kontroll mbi vendimet e investimeve dhe kohëzgjatjen e mbulimit të tyre. Për shembull, nëse qasja në para të gatshme është e limituar, pronarët e bizneseve të pavarura mund të vonojnë rimodelimin ose planet e zgjerimit. Në proces ata mund të zgjedhin të zvogëlojnë kapacitetin e investimeve të planifikuara.

Ndërsa të qenurit pjesë e një entieti sikurse biznesi ekskluziv zakonisht ka kosto totale të investimeve më të ulëta, por duhet përmbushur detyrime të përcaktuara nga kompania mëmë. Kur është fjala për rimodelim dhe investimet e tjera, ekskluzivi shpesh ka të drejtën të diktojë kohën dhe fushën e rimodelimit.

Në shumicën e rasteve, blerësit e ekskluzivëve  kanë një avantazh ndaj pronarëve të pavarur të biznesit kur është fjala për njohjen e markës/brendit. Por, zotëruesit e bizneseve ekskluzive  gjithashtu duhet të pranojnë se njohja e markës së tyre mund të jetë armë me dy tehe. Nëse kompania mëmë ose një tjetër simotër ekskluziv i biznesit tuaj bën diçka që rezulton në publicitet negativ dhe bie ndesh me politikat e korporatës në përgjithësi, të gjithë përfaqusuesit e atij brendi vuajnë pasoja – një rrezik që blerësit e bizneseve të pavarura kanë arsye më të vogël të shqetësohen.

Ndryshimet në normat e suksesit të ekskluziviteteve dhe bizneseve të vogla të pavarura janë të diskutueshme. E përderisa nuk ka dëshmi përfundimtare që ndonjëra nga këto dyja qasjet përmirësojnë ose ulin gjasat për sukses, ju mbetet juve verdikti final.

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s