Ndikimi i teknologjisë në destabilizimin e shoqerisë

Inteligjenca artificiale (IA) është e njohur për të qenë bazë për revolucionin e ardhshëm teknologjik. Ndërkohë që nga njëra anë ajo tingëllon si diçka që do të ketë impakt në të gjitha industritë, nga ana tjetër, është parë si një rrezik i qartë për njerëzit në të ardhmen. Kjo teknologji ka sjellë shumë shqetësime ligjore, etike dhe shoqërore, të cilat mund të jenë të rrezikshme për sigurinë e njerëzimin në përgjithësi.

Duke shprehur frikën e tij për IA herë pas here, Elon Musk, sipërmarrës dhe themelues i SpaceX, Tesla dhe The Boring Company kishte cekur se konkurrenca midis fuqive globale për të zhvilluar teknologji sa më të përsosura të bazuara në inteligjencën artificiale (AI) për të sunduar botën mund të shkaktojë Luftën e III botërore. Musk gjithmonë ka qenë i zëshëm kundër ngritjes së IA dhe rrezikut që paraqet për njerëzimin. Ai kishte shprehur shqetësimet e tij në lidhje me robotët dhe IA dhe ishte një nga 116 nënshkruesit që i shkroi një letër të hapur Kombeve të Bashkuara duke kërkuar ndalimin e sistemeve autonome të armëve. Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Rusia po përpiqen të krijojnë një avantazh të armëve në fushën e IA, ku së fundmi edhe Izraeli po zhvillon gjithashtu teknologji autonome të armëve.

Stephen Hawking ndan shqetësimet e Muskut për IA, duke paralajmëruar në 2016 se një zhvillim i tillë teknologjik do të ishte “gjëja më e mirë apo më e keqe që do të ndodhte me njerëzimin”. Ndërsa shumë ekspertë të IA-së, përfshirë Bill Gates, nuk i ndajnë këto shqetësime apo mendojnë se janë ekzagjeruara, një qendër e OKB-së që përqendrohet në këtë çështje është nuk do te ishte nje ide e gabuar. Instituti i Kombeve të Bashkuara për Kërkimin e Krimit dhe Drejtësisë ndër-rajonale (UNICRI) veqse ka hapur qendrën e re për Inteligjencën Artificiale dhe Robotikën, një qendër në Hagë për të monitoruar zhvillimet në inteligjencën artificiale.

IA, dhe robotët që përfitojnë prej saj, përbëjnë një sërë kërcënimesh të mundshme për njerëzit. Kombet e bashkuara kishin parashikuar 2 skenare të mundshme në të ardhmen. Së pari frika standarte e automatizimit dhe papunësia masive që e ndjek atë. Në një studim të publikuar në 2013, Carl Benedikt Frey dhe Michael Osborne shqyrtuan mundësinë e automatizmit për 702 profesione dhe zbuluan se 47% e punëtorëve në Amerikë kishin vende pune në rrezik të lartë nga automatizimi potencial. Zhvillimi teknologjik mund të jetë shkaktar i krijimit të një shtrese të pakualifikuar e cila mund të lihet jashtë tregut të punës për shkak se këto llojë profesionesh mund të kryhen nga robotët.

Së dyti, përdorimi i kësaj teknologjie nga keqbëresit është një rrezik në vete. Shtetet e ndryshme kërkojnë të zhvillojnë teknologji autonome të armëve, me aftësinë për të përcaktuar në mënyrë të pavarur kurset e tyre të veprimit pa nevojën e kundërveprimit njerëzor. Disa ekspertë amerikanë përshembull kanë frikë se SHBA do të ngecë pas vendeve të tjera, si Kina, kur bëhet fjalë për zhvillimin e inteligjencës artificiale. Administrata Trump ka propozuar tashmë shkurtime masive për kërkimin shkencor dhe inxhinierik. Ka dy skenarë për këtë. Së pari, vendet mund të përqëndrohen aq shumë në zhvillimin e teknologjive përmes IA, që makinat mund të komandojnë lansimin e armëve bërthamore në mënyrë autonome. dhe së dyti, vendet mund të programojnë makina për ta bërë këtë qëllimshëm. Një shembull i tillë ështe parë në filmin “Geostorm”, ku një grup politikanësh keqpërdorin një sistem që kishte për qëllim balancimin e motit në qytetet e mëdha. Ata përdoren këtë teknologji, të bazuar në IA, për të sulmuar shtete të tëra. Edhe pse tani është vetem spekulim, vlen që të diskutohen rezultatet e zhvillimit teknologjik në të ardhmen e largët.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s