Superfuqia e quajtur “Multitasking”

Harroni fluturimin apo të qenurit i padukshëm; superfuqia që të gjithë duam është aftësia për të bërë shumë gjëra në të njëjtën kohë. E ndryshe nga superfuqitë e tjera, “multitasking” sot konsiderohet bazë themelore për punësim në cilën do industri. Krejt kjo është në kuadër të suazave normale të funksionimit të botës moderne. “Multitasking” është aq thelbësore sa që mirret si diçka e mirëqenë brenda shoqërisë.

Një rritje e tillë e këtij koncepti është nxitur nga teknologjia por edhe nga ndryshimet socio-ekonomike përgjatë dekadave të fundit. Sot, miqtë e juaj mund t’iu kontakojnë në email zyrtare ne 10:00 të mengjesit, ndërsa shefi juaj mund t’iu thërras në celular në 10:00 të natës, duke thyer kështu tabu e limite të jetës tuaj me fokus punën apo jetën pas saj. Përkundër kësaj, ne po fillojmë të kuptojmë që të mirat që sjell “multitasking” mund të jenë “thikë me dy tehe”. Nuk mund të mos ekzistojë një dozë shqetësimi edhe për një oreks të papjekur të fëmijëve të gjeneratave të sotme për të bërë gjithçka në të njëjtën kohë, nga bërja e detyrave të shtëpisë përderisa përdorin Whatsapp-in ku në proces dëgjimi i muzikës është veçori e pashmangshme.

Por, kush ka të drejtë? Kultura e vendeve të punës moderne që si kërkesë bazë ka të qenurit të hapur ndaj çfarë do angazhimi në çfarë do kohe, apo në anën tjetër, refusenikët që koncept bazë kanë “uni-tasking” dhe jo “multitasking”?

Ka hulumtime të mjaftueshme në favor të përqendrimit të një gjëje në një kohë. Si bazë e këtij strukturimi është studimi i David Strayer ku krahason performancën e shoferëve që njëherësh shkruanin mesazhe përgjatë vozitjes me ata të cilët pinë alkool brenda kufijve të lejueshëm për vozitje në SHBA. Një studim i tillë rezulton me shkallë të njëjtë të rrezikshmërisë së të dy palëve duke theksuar që grupi i parë i vozitësve morën më shumë kohë se sa duhet për t’iu përgjigjur kushteve ngasëse së makinës ku në proces nuk arriën të vërejnë shumë shenja paralajmëruese rreth tyre.

Multitasking sot ilustrohet si koncept edhe tek Darvini si shkencëtar i cili përgjatë jetës së tij hulumtuese punoi në shumë studime paralele duke treguar se interesa të tilla të njëkohshme ishin të zakonshme. Një diferencim i konceptit të “multitasking” është sidoqoftë i domosdoshëm. Për shumë kë, veprimet sikurse prekja e kokës përderisa ecim apo të kënduarit përderisa luajmë në piano llogariten si “multitasking”, por me një përfshirje të produktivitetit si rezultat final të këtyre veprimeve shohim që multitasking duhet diferencuar nga veprime të tilla bazike. Është sfidë në vete krijimi i një prezantimi të një raporti 3 mujor në punë përderisa i përcillni telefonatat shefit tuaj dhe përkujdeseni për “inbox-in” në rast të ndonjë email me rëndësi nga akterë të rëndësishëm të punës, qofshin kolegë brenda kompanisë apo edhe palë të interesuara nga jashtë. Në kuptimin e vërtetë të fjalës, kjo nuk është “multitasking i pastër”, por më tepër ngjason me “zhvendosje të detyrës” pasi vëmendja jonë prioritizon shumë veprimë njëkohësisht qofshin ato të prezantuarit, inbox-in e email apo edhe telefonatat e pranuara.

E historikisht, fjala multitasking nuk u përdor tek njerëzit deri më vitet e ’90-ta. Origjina e këtij koncepti daton në 1966 ku Fjalori i Anglishtes Oxford përdori së pari fjalën multitasking për të ilustruar aftësitë e një kompjuteri të mençur për të kryer shumë operacione në të njëjtën kohë. Ashtu si njerëzit, kompjuterët zakonisht krijojnë iluzionin e multitasking duke zhvendosur detyrat me shpejtësi e realizuar këtë proces shpejt, dhe natyrshëm, të programuar për të mos marrë kohë shtesë pas çdo ndërprerje apo realizim të detyrave të caktuara.

Përditshmëria jonë gjithmonë na fton t’i përmbushim tasqet e hapura përgjatë rrugëtimit tonë ditor, javor e mujor. Por, nuk është domosdoshmërisht që ne kemi shumë punë për të bërë, por një gjë është e vërtetë, që ka shumë punë të tilla që kërkojnë të kryhen paralelisht me njëra tjetrën duke thyer kështu limite të produktivitetit dhe aftësive tona.

 

burimi i fakteve statistikore: The Economist

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s