Rritja e sigurisë së komunikacionit rrugor nëpërmjet inteligjencës artificiale

Teksa teknologji të reja u shfaqen gjatë viteve të fundit, termi ”Internet of Things” (IoT) ka evoluar dhe ka kapur fokusin e autorëve të shumtë të cilët drejtuan studimet e tyre tek ajo. IoT  konsiderohet si  “revolucioni i ardhshëm industrial” duke pasur parasysh ndryshimin e madh që mund të shkaktojë në mënyrën se si njerëzit jetojnë dhe punojnë. IoT ose interneti i çdo gjëje siç mund të quhet, është një teknologji e re në të cilën makina dhe pajisjet janë të afta të ndërveprojnë me njëra-tjetrën. Duke pasur parasysh përdorimin e saj shumanshëm dhe potencialin në industri të ndryshme, ajo mund të ndikojë në ndërmarrësi duke lejuar kombinime të teknologjive të vjetra dhe të reja që nuk janë parë kurrë më parë dhe të cilat krijojnë mundësi të reja biznesi që do të ndryshojnë jetën e individëve. në të gjithë globin, po humbasin jetën e tyre në aksidente dhe fatkeqësi rrugore çdo vit.

Një aplikim i një teknologjie të tillë parashikohet të jetë edhe në komunikacion rrugor. Fatalitetet rrugore arrin një numër të frikshëm deri në 1.3 milionë vdekje brenda një viti. Elementi njerëzor, vazhdon të jetë faktori kryesor që shkakton vdekjet në rrugë. Ngasja e pakujdesshme, lëvizja e shpërqendruar, ngasja nën efektin e substancave të ndryshme narkotike, shpejtësia dhe zakonet e tjera të këqija, janë një varg treguesish që rrisin gjasat e aksidenteve rrugore.

Në çdo vend të botës së qytetëruar ekzistojnë rregulla dhe rregullore që ndriçojnë çdo ngarje të sigurt. Por teksa rregullat janë mjaft fleksibile në natyrë, ku shpeshherë për vozitësit, ngasja sipas rregulloreve lidhet vetëm me shmangien e gjobave të trafikut, Internet of Things(IoT), mund të luajë një rol më aktiv në ndihmën e shoferëve që të miratojnë zakone të sigurta në ngasje. Derisa automjetet vet-ngasese të jenë plotësisht autonome, rruga më e mirë është të përdorim teknologji për të ndihmuar në menaxhimin e faktorit njerëzor, për t’i ndihmuar në ngasjen- drejtimin e makinës. Kontrollimi i trafikut dhe njohja e mirë e rrugëve, mund të ndihmojnë jashtëzakonisht në reduktimin e aksidenteve dhe incidenteve që ndodhin për shkak të gjendjeve të vështira të rrugëve dhe kushteve sinoptike të motit. Siguria në drejtimin e automjeteve, në veçanti, varet nga aftësia për të monitoruar sipërfaqet e rrugëve dhe për të identifikuar rreziqet në rrugë. Sensorët e rrugës IOT mund të japin të dhëna në kohë reale nga rrugët, për të ndihmuar në devijimin e rrjedhës së trafikut larg zonave të rrezikshme.

Të dhënat e mbledhura nga senzorët, grumbullohen në servera, ku analizohen për t’iu dhënë autoriteteve përkatëse informacion brenda kohës reale, ashtu siç është, në lidhje me trafikun dhe kushtet e rrugëve në rajon. Njohjet e mbledhura më herët, mund të ndihmojnë për një numër skenarësh, duke përfshirë kështu optimizimin e përdorimit të burimeve dhe pajisjeve të kufizuara të mirëmbajtjes, si dhe parashikimin dhe njoftimin për rreziqet dhe aksidentet e mundshme që mund të ndodhin për shkak të kushteve të vështira të rrugëve dhe të motit.

 

IOT, tashmë po del në ndihmë që t’i bëjmë rrugët tona shumë më të sigurta. Por ky është vetëm fillimi. Fuqia e vërtetë e IoT në arritjen e vozitjes së sigurt, vazhdon të rritet dhe do të  arrijë formen e saj finale, kur makinat do të jenë plotësisht autonome dhe atëherë kur të fillojnë të bashkëveprojnë me mjedisin ku janë dhe njëkohësisht duke marrë edhe vendime autonome. Kjo, pa dyshim që mund të hapë edhe mundësi të reja, të tilla siç janë parandalimi i drejtuesve të automjeteve nga hyrja në zona të rrezikshme, ndihma për t’iu shmangur goditjeve, përzgjedhjen e devijimeve dhe shmangien e bllokimit të trafikut dhe shumë skenarë të tjerë  ku potenciali i IOT dhe mësimit të makinës kombinohen për të krijuar mundësi të reja të ndërvarshme me njëra-tjetrën. Edhe pse kjo teknologji sot shfaqët në formën më bazike të saj, pa dyshim se përdorimi i inteligjencës artificiale në  komunikacionin rrugor do të jetë i paevitueshëm.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s