Mundësitë sipërmarrëse dhe identifikimi i tyre

Në literaturën bashkëkohore të sipërmarrjes në ekonomi dhe menaxhim paraqitet në mënyrë implicite një qasje strukturore kundrejt sipërmarrjes si aktivitet biznesor. Por, sipërmarrja nuk është teori klasike e cila doemos duhet strukturuar nga modele ekzistuese ekonomike. Së fundmi, sipërmarrja, si definicion teknik nuk përkon me identitetin e saj klasik të tregut, mirëpo përfshin diçka më shumë. Scott Shane nga Universiteti i Maryland e quan këtë si identifikimi i ri i mundësive të ndërmarrësve të rinj. Ai definon këtë si një lidhje “individ-mundësi të reja”. Por, për Shane, ky identifikim i ri i mundësive për ide biznesore nuk përfshin vetëm aftësi teknike si analiza financiare apo edhe një hulumtim të mirëfilltë tregu. Struktura e këtij procesi identifikues duhet patjetër të ketë edhe kreativitet me fokus dixhitalizimin, strategji të ndërtimit të ekipit dhe një kornizë për zgjidhje të problemeve operative e ndër-ekipore. Objektiv parësor sipas Shane, është që një identifikim i tillë të shtojë vlerë duke sjellur aktivitete të reja për korporata e kompani ekzistuese por edhe të jetë pikë-nisje e re e kompanive të ardhshme. Një pjesë e mirë teorike e sipërmarrjes si aktivitet biznesor nuk mirret asnjëherë parasysh nga ndërmarrës të shumtë. Krejt kjo ndodhë për shkak të neglizhimit të rëndësisë së saj dhe mos përshtatshmërisë së fushëveprimit të kompanisë me tregun operues të saj.

E një definicion përmbledhës i sipërmarrjes dhe mundësive që sjell ajo mund të jetë kështu: Sipërmarrja është një aktivitet që përfshin zbulimin, vlerësimin dhe shfrytëzimin e mundësive për të prezantuar produkte dhe shërbime të reja, identifikimin e tregjeve, proceseve dhe lëndëve të para përmes një organizimi të strukturuar të përpjekjeve që më parë nuk kishin ekzistuar.

Në bazë të këtij përkufizimi, fusha akademike e ndërmarrësisë përfshin, në fushën e saj, shpjegime për pse, kur dhe si ekzistojnë mundësitë sipërmarrëse; burimet e atyre mundësive dhe formave që ato marrin; proceset e zbulimit dhe vlerësimit të mundësive dhe se si mund të arrijmë tek përvetësimi i burimeve për shfrytëzimin e këtyre mundësive.

Për një treg të hapur të bazuar në konceptin e ofrimit të mundësive, mbulimi i një tregu tejet specifik shihet të jetë fillim i mbarë (ang: niche market). Për të tjerët, që potencial ndërmarrës është kreativiteti dhe krijimtaria, licensimi mund të jetë zgjidhje afat-gjate. Një koncept i tillë biznesor është parimisht i definuar si krijimi i një produkti të ri, funksional e kreativ, produkt ky i cili do të mirrte markën tregtare të kompanive të mëdha për t’i shtuar vlerë. Si shembuj praktikë janë lodrat e Disney, ku një individ i panjohur do të ditle me një ide për një lodër e cila do të shkonte jashtëzakonisht mirë me tematiken e Mickey Mouse. Duke marrë licensë nga Diseny, individi në fjalë do të fillonte me prodhimin e tij, ku të hyrat do të ndaheshin në mes të dy palëve. Si mundësi të tjera ndërmarrësie më të njohura për publikun e gjerë janë të qenurit distributor i produkteve apo shërbimeve të ndryshme dhe hapja e pikave “franchises” si autorizim i dhënë nga një kompani e caktuar individëve apo grupeve biznesore duke i’u mundësuar atyre aktivitete të caktuara tregtare.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s