3D printimi dhe aplikimi i tij në mjekësi

Aplikimet mjekësore për printim 3D po zgjerohen me shpejtësi dhe pritet të revolucionarizojnë kujdesin shëndetësor. Një përdorim i printimeve 3D mund të organizohet në disa kategori duke përfshirë: fabrikimin e indeve dhe organeve; krijimin e protezave të përshtatura, implanteve dhe modeleve anatomike, dhe hulumtimi farmaceutik në lidhje me format e dozimit të ilaçeve. Përveç kësaj, aplikimi i printimit 3D në mjekësi mund të shërbej edhe në përshtatjen dhe personalizimin e produkteve mjekësore, ilaçeve dhe pajisjeve, kosto-efektivitetit dhe rritjen e produktivitetit.

Origjina e përdorimit 3D në mjekësi daton që nga fillimi i viteve 2000, kur një teknologji e tillë u përdor për herë të parë për të bërë implantet dentare dhe protezë me porosi.  Që atëherë, aplikimet mjekësore për printimin 3D kanë evoluar në mënyrë të konsiderueshme. Raportet e fizibilitetit sa i përket 3D printimit dhe aplikimit të në fusha mjekësore përmendim po ashtu fabrikimin e kockave, veshëve, ekzoskeletëve, kulturave qelizore, qelizave staminale, enëve e gjakut, rrjetave vaskulare, dhe organeve të tjera.

Një studim i Wohlers në vitin 2015 zbuloi se 13% e të gjitha të ardhurave nga printimi 3D vijnë nga kompanitë që janë të lidhura me industrinë mjekësore. Më shumë se 20 implantë të ndryshëm që variojnë nga implantet e kafkës deri tek ijet, gjunjëve dhe implanteve kurrizore të aprovuara nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) prodhohen me teknologji të ndryshme 3D. Për më tepër, deri më sot janë prodhuar më shumë se 100,000 implantë acetabularë (kapakë të ijëve) përmes 3D printimit ku rreth 50,000 prej tyre veçse janë montuar në pacientë. Rëndësia e përshtatjes së këtyre pjesëve në bazë të individëve dhe strukturës së organeve të tyre konceptualizon më së miri personalizimin e përdorimit të 3D printimit.

Si kost-benefit analizë, vetëm në Shtetet e Bashkuara, rreth 200,000 amputime bëhen çdo vit, të cilat të shoqëruara me proteza të përshtatura me çmim prej $5,000 – $50,000, llogariten si barrë e një kosto në rritje. Zëvendësimi ose ndryshimi mund të jetë shumë konsumues në kohë dhe i shtrenjtë për shkak që diçka e tillë nuk mund të bëhet si prodhim në masë pasi që për bazë ka anatominë e secilit individ veçmas. Sipas Gartner, njërës prej kompanive lidere për hulumtim dhe këshillim të bizneseve, rreth 82% pritet të jetë rritja e parashikuar e të ardhurave të gjeneruara nga shitjet e printerëve 3D në tre vitet e ardhshme. Rritje kjo, vetëm për furnizuesit. E për eknominë në përgjithësi, çfarë është e mirë për prodhuesit është e mirë për konsumatorët gjithashtu.
Rritje do të ketë edhe në industrinë dentare për 18%. Ndërsa dentisti përfaqëson pjesën më të madhe në fushën mjekësore për të përfituar nga printimi 3D, është vetëm maja e ajsbergut. Business Insider parashikon zëvendësimin e ijeve dhe gjurit për të parë zhvillime të mëdha që rezultojnë nga printimi 3D në vitet e ardhshme.

Madhësia e tregut për 3D printim po rritet me një ritëm të vazhdueshëm, rritje kjo prej 30% vetëm në mes të 2011 dhe 2012, e 45% në mes të 2014 dhe 2015, e cila pritet të rritet si rezultat i kërkesës së kërkesave individuale, dhe të industrive si tregje të specifikuara dhe të targetuara mirë.

 

Burimi i statistikave: Wohlers Associates dhe TheEconomist

 

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s