Ndikimi i inteligjencës artificiale në 5 industri të zhvilluara

Përmbledhur vijimësisht, Inteligjenca artificiale, mund të definohet si aftësia e një makine për të imituar sjelljet inteligjente njerëzore. Përgjatë viteve të fundit, nga ndikimet e shkaktuara nga teknologjia në zhvillim, ajo ka evoluar për t’u bërë një nga industritë me potencialin më të lartë të rritjes. Kështu që, sipërmarrësit e njohur si, Elon Musk dhe Jeff Bezos e shohin atë si një oportunitet të madh për të ardhmen e afërt. Prandaj, sipas Inc.com, parashikohet që robotët me këtë teknologji do të udhëheqin 85% të ndërveprimeve të shërbimit të konsumatorëve deri në vitin 2020, e cila do të ndikojë rritje ekonomike vjetore deri në 33 trilionë dollarë.

Aktualisht, kompanitë merren me një sasi të madhe të informacionit çdo ditë, gjë që mund ta bëjë të vështirë për t’u fokusuar në trendet e fundit, ose për të zhvilluar departamente të tjera të kompanisë. Zhvillimi i kësaj teknologjie (IA) po redukton nevojën për t’i përpunuar ato të dhëna në menyrë manuale, duke automatizuar analizën e tyre, gjë e cila mund të zvogëlojë shpenzimet, si dhe kohën e nevojshme për të marrë vendime.

Shpejtësia e zhvillimit të inteligjencës artificiale është tronditëse. Për këtë, Google vlerëson, se robotët do të arrijnë nivelet e inteligjencës njerëzore deri në vitin 2029. Po kështu edhe kompania kërkimore IT Gartner vlerëson, se deri në 2025 një e treta e vendeve të punës do të zëvendësohen nga robotët dhe makinat e zgjuara. Impakti i IA-së, do të vijë në formën e mënyrave të reja të përpunimit dhe interpretimit të të dhënave, të cilat kohë më parë kurrë nuk kanë qenë në dispozicion. Edhe pse kjo teknologji shpeshherë mund të tregohet edhe e mangët, nga e cila nuk e di gjithmonë se çfarë kërkon, por na e bën të qartë me potencimin e saj nga e ashtuquajtuara deep learning, duke paraqitur aftësinë e makinave për të mësuar nga përvojat e mëparshme, pa ndikimin e njeriut në të. Çdo herë duke synuar për avancim, makinat do të zhvillohen gjithnjë e më shumë duke u përsosur, ato po aftësohen për të gjykuar situata të ndryshme dhe për të ofruar zgjidhje për to, në çfarëdo rrethane në mënyrë të pavarur.

Megjithëse ndikimi i IA-së, tashmë është i pashmangshëm për njerëzimin, ka filluar të ndikojë sot, kryesisht në industritë e mëdha, parashikohet që atë ta bëjë më të zhvilluar edhe më tutje në të ardhmen. Në mesin e shumë industrive të ndryshme, industritë në vijim përbëjnë disa prej atyre që kanë ndikim më të madh nga IA.

Efikasiteti i IA-së që ky zhvillim do të sjellë në kujdesin shëndetësor, është se, do t’ia mundësojë industrisë uljen e shpenzimeve, si dhe do të përmirësojë rezultatet e mjekimeve apo terapive të ndryshme. Sigurisht që IA mund të ndryshojë në mënyrë drastike mënyrën se si mendojmë për kujdesin shëndetësor, por ndikimi i tij i vërtetë do të shihet në numrin e jetëve që shpëtohen. Për të dhënë shembuj konkret vërtetësie, ai mund të ulë ndjeshëm numrin e mijëra vdekjeve në vjet që ndodhin për shkak të reagimeve të padëshirueshme ndaj pasojave të barnave.

Teknologjia përmes makinave vetëlëvizëse, ndër të tjerash, mund të aplikohet për transportin publik apo duke zëvendësuar shoferët e dorëzimeve (Uber Eats ose Deliveroo), e cila mund të ulë rrezikun e aksidenteve, duke lehtësuar tejkalimin e bllokimeve të trafikut dhe do të ulë kostot lidhur me shërbimet e tilla. Sipas fowcommunity, ”Morgan Stanley” parashikon se makina pa shofer do të ulë kostot për 1.3 trilion dollarë në vit nga 2035 deri në vitin 2050, për një kursim vjetor global prej 5.6 trilionë dollarë. Tesla është një nga shembujt e fundit të makinave vetëlëvizëse që kanë nisur me sukses modelin e tyre të parë.

Një version shumë i papërpunuar i inteligjencës artificiale është përdorur tashmë për të zbuluar transaksionet me kartë krediti të rreme dhe për të luftuar mashtrimin në industrinë e financave. Por teknologjia e AI-së ka kaq shumë potencial për të ndikuar më tej në industrinë e financave, nëse vetëm mund të tejkalohen rregullatorët dhe të veprojnë në atë mënyrë që të respektojnë legjislacionin shpesh të rreptë, me të cilat organizatat ndërkombëtare financiare bien ndesh.

Përveç ndikimit të inteligjencës artificiale në industrinë e makinave vetëlëvizëse, IA pritet të përdoret edhe për të ndihmuar në zgjidhjen e sfidave në transportin dhe logjistikën, siç është shpërndarja e hapësirës në kontejnerë në anijet e transportit dhe menaxhimit dinamik përgjatë sistemeve të rrugëve, duke përmirësuar kështu kohën e dorëzimit. Sidomos, të ashtuquajturat dërgesat e miljeve të fundit përbëjnë një pjesë të madhe të shpenzimeve të transportit për Amazon, FedEx dhe ofruesit të tjerë të shërbimeve të tilla, të cilat mund të shkurtohen, duke përdorur algoritme të reja të mundësuara nga inteligjenca artificiale, të cilat do të gjejnë rrugën më të përshtatshme për dorezuesit.

Falë këtyre zhvillimeve në personalizimin dhe ndërveprimin njerëzor, inteligjenca artificiale është më efikase se kurrë edhe në shërbimin ndaj klientit. Kompanitë kryesore në këtë industri ndihmojnë kompanitë të automatizojnë pyetjet bazë dhe t’u përgjigjen bisedave me klientët, madje këto shfrytëzojnë përvojat e përdorimit të gjuhës për të krijuar robotë reaksionarë dhe miqësor përmes deep learning që shumë lehtë imitojnë modelet e të folurit njerëzor, me të vetmin qëllim që të ofrojnë shërbime të shpejta dhe të lehta për konsumatorët dhe të jenë shumë më të leverdishme për kostot e kompanive.

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s