Efekti i nostalgjisë në industrinë e video-lojërave

Industria e lojërave kompjuterike apo video-lojërave po bëhet një nga industritë më të shpejta në rritje në vitet e fundit. Përderisa në vitin 1995 kishte 100 milionë përdorues të tyre në mbarë botën, sot ky numër është rritur në 2.6 miliardë, sipas Unity. Të ardhurat për industrinë globale të lojërave vlerësohen të jenë 100 miliardë dollarë. Kina, e cila tejkaloi Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë, u bë tregu më fitimprurës, duke gjeneruar një të katërtën e të ardhurave të lojërave kompjuterike në mbarë botën. Sipas Newzoo, të ardhurat e gjeneruara nga industria e lojërave parashikohen të arrijnë në 130 miliardë dollarë deri në 2020, nga të cilat 40% janë prodhuar përmes telefonave mobil. Viti 2017 shihet si viti i të ardhurave mobile dhe është bërë segmenti më i madh i tregut global që përbën 32% të industrisë (Newzoo). Lojërat realistike, të teknologjisë së lartë si “The Elder Scrolls”, ”Skyrim Special Edition”, ”Call of Duty: Infinite Warfare” dhe ”Battlefield 1” ishin ndër më të kërkuarit këtë sezon të dimrit, që shënoi kohën më fitimprurëse të vitit për video-industrinë e lojës.

Një nga temat qendrore të vitit 2016 ka qenë një fokus i shtuar në ngjarjet e eSportsEdhe pse një industri relativisht e vogël, 892 milionë dollarë të gjeneruara nga lojërat konkurruese profesionaleparaqesin fitime të mëdha dhe potencial për kompanitë që përpiqen të hyjnë në këtë segment të kësaj industrie. ESPN dhe Disney janë vetëm dy nga një listë e gjatë e kompanive që bëjnë investime të rëndësishme në të ardhmen e garave (kompeticionit) virtuale. Zhvillimi i teknologjisë bëri tëmundshme ballafaqime në mes përdoruesve në mbarë botën dhe mundësoi një garë virtuale mes dy vendeve krejtësisht larg njëri-tjetrit. Përkundër investimeve të mëdha nga zhvilluesit e lojërave si EA, i cili është i njohur edhe për një nga videot më të shitura çdo vit të serisë FIFA, ekziston një trend në rritje ilojërave Retro. Lojëra të tilla, si debutim i versionit mobil të Super Mario Run dhe NES Classic Edition i Nintendos, një version mini i lojërave të konsolave të vjetra të jashtëzakonshme që ishin lansuar në vitet 1980, po fitojnë gjithashtu popullaritetin e audiencës. 

“Riciklimi i përmbajtjes është një teknikë e mirëfilltë e biznesit”, thotë Judd Ruggill, profesor i asociuar i Studimeve Africana dhe drejtor i një qendre hulumtimi të lojërave kompjuterike në Universitetin e Arizonës. “Teknologjitë e reja jo vetëm që lejojnë ripërdorimin e përmbajtjes, por ofrojnë një mundësi për të gjeneruar të hyra të mëdha me atë përmbajtje” – thotë Ruggill. “Përmes ripublikimeve, kompanitë janë në gjendje të rishesin prodhimet e tyre te një audiencë e re, për shembull tek prindërit, të cilët u blejnë fëmijëve të tyre një lojë të preferuar të fëmijërisë së vet“. Me një teknologji shumë të zhvilluar, ne kemi qenë dëshmitarë të lojërave të realitetit virtual, të cilat u lejojnë përdoruesve një përvojë krejtësisht të re të këtyre lojërave retronë krahasim me përvojën 20 vjet më parë.

Disa lojëra janë të mira për tregimin e storjeve dhe me teknologjitë si augmented reality kjo është bërë më e mundshme se kurrë më parë. Kjo është pjesa ku Nostalgjia vjen në lojë. Njerëzit preferojnë t’i kujtojnë ditët e fëmijërisë dhe lojërat e tyre të preferuara. Tani, zhvilluesit e lojërave u ofrojnë atyre një mënyrë moderne të përjetimit të këtyre lojërave dhe kthimin e disa kujtimeve mbrapa. Sipas Ruggill dhe McAllister, ne do të shohim më shumë lojëra si edicione speciale dhe rilansimet e lojërave retro. Në të njëjtën kohë, aftësitë transmetuese dhe realiteti virtual, ndër teknologjitë e tjera të avancuara, parashikohen të jenë shumë më të arritshme për konsumatorët. Sidomos me zhvillimin e platformave si Twitchtë cilat lejojnë transmetim në kohë reale të lojërave online. Edhe teknologjitë e tjera po ndryshojnë jo vetëm se si njerëzit ndërveprojnë me lojëra dhe përdorues të tjerë, por gjithashtu se si është kuptuar vetë akti i lojërave.

Me këtë tendencë  ngritje, industria e lojërave shihet si industria me një nga potencialet më të larta në rritje dhe është një shembull i shkëlqyer se si teknologjia kontribuoi në nxitjen e industrive, por vetëm për ata që ishin në gjendje të përshtaten me këtë tranzicion.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s