Ekonomia e përzgjedhjes dhe ndikimi i saj në tregun e sotëm

Ekonomitë e tranzicionit paraqesin një kontekst historik se si llojllojshmëria e dizajneve të produkteve apo shërbimeve ka qenë e lidhur ngushtë me një kalim nga një ekonomi e shumicës në një ekonomi të përzgjedhjes. Një tranzicion i tillë është karakterizuar edhe nga prodhuesit ku tani plotësojnë dëshirën e konsumatorëve për më shumë zgjedhje të produkteve përmes prodhimit në seri. Kjo lloj ekonomi e përzgjedhjes, e strukturar mirë, që ka për bazë aftësi të mira dizajni dhe opsionesh të cilat janë ekonomikisht të favorshme, çon në një model më gjithëpërfshirës të ekonomisë ku ndërlidh prodhuesit, dizajnuesit, zhvilluesit e produkteve me inovacionin si pikë kyçe.

Si periudhë ilustruese e një tranzicioni të tillë përmenden vitet 1950-1960, që shënon  industrinë automobilistike në kulmin e saj. Nën menaxhimin e Alfred Sloan, General Motors (GM) ishte ndër të parët që kishte aplikuar teorinë e krijimit të një platforme të përbashkët prodhimi, praktikë kjo jashtë standardeve të asaj kohe. Kjo nënkuptonte që në vend të prodhimit të 10 motorrëve të ndryshëm për 10 modele të ndryshme veturash, 5 motorrë mund të mbulonin të gjitha modelet, duke krijuar kështu hapësirë për të diferencuar makinat në pjesët e tjera. Përkundër një koncepti të tillë, veturat ngjasonin shumë me njëra tjetrën për shkak të mungesës së inovacionit. Zhvillimi i një produkti të tillë bëhej vetëm duke marrë për bazë tregues ekonomik nga vitet parprake, duke neglizhuar kështu trendin e tregut për vitin e ardhshëm. Kjo ndryshoi me prezantimin e teknologjive të reja, të cilat ndihmuan GM të krijojë një gamë të gjerë brendesh, ku u la hapësirë zgjedhjesh konsumatorëve të saj.

Janë të pakta kompanitë që përfitimet e një teknologjie të re nuk i shohin në aspektin e mënyrave operuese apo edhe ato të të fituarit para. Është pikërisht mungesa e një vizioni ku teknologjitë e reja parimisht krijojnë dimensione të reja në jetën e përditshme, dimensione këto që shtojnë vlerë në vendim-marrje të cilat shtynë kompanitë të përdorin korniza të gabuara të cilat janë të strukturara nga e kaluara për të kuptuar njerëzit dhe tregun e së ardhmes.

Për të ndryshuar një strukturë të tillë, u dashtë të arrihej një nivel i pranueshëm reciprociteti ndërmjet përdoruesve/konsumatorëve, bizneseve dhe teknologjisë i cili së pari u vë në dukje gjatë revolucionit të dytë industrial nxitur nga përparime teknologjike si elektrifizimi, linjat e montimit dhe prodhimit në seri si dhe shtrirja e transmetimit të radio dhe televizionit. Si rezultat, përveç një fluksi të madh informacioni, konsumatorët u përballën me një numër të paprecedent zgjedhjesh të produkteve dhe shërbimeve të ndryshme, gjë që ndryshoj kahjen e fuqisë së tregut nga prodhuesit tek konsumatorët.

Në fund, sot, kur për kompanitë është e domosdoshme që të kuptojnë nevojat dhe aspiratat e njerëzve më shumë se sa njerëzit për vetën e tyre, inovacioni i ndërlidhur ngushtë me korniza të reja prodhimi është ajo që do të mundësoj kompanitë të ofrojnë një larmi zgjedhjesh të produkteve të pashoqëruara nga një prodhim i tepërt i tyre.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s