Ndikimi i bizneseve të reja në ekonomitë e vendeve në zhvillim

Përpos ofrimit të një mundësie për ndërmarrësit e rinj për të ndjekur pasionin apo idenë e tyre, startups kanë një ndikim vendimtar në ekonominë e një vendi. Sidomos në vendet në zhvillim, të cilët përgjithësisht ofrojnë boshllëqe që mund të plotësohen nga bizneset e reja, startup-ët kanë një hapësirë më të madhe në treg për të treguar vetën. Bizneset e reja gjejnë tregun më të përshtatshëm në vendet e pazhvilluara, vendet në konflikt, dhe ato vende ku ndërmarrësia ende identifikohet si një term i pazhvilluar. Secili prej këtyre mjediseve ofron probleme të pashfrytëzuara nga të cilat bizneset e reja mund të përfitojnë jo vetëm në mënyrë financiare, por edhe më gjerë. Si ndikimet më pozitive të cilat vijnë si rezultat i përfshirjes së startup-ave në ekonominë e sotme janë:

Krijimi i vendeve të punës

Edhe pse njohës të ekonomisë si Scott Shane e shumë të tjerë argumentojnë se startups në përgjithësi nuk kontribuojnë në numrin e punësimit duke qenë se përqindja e startups qe tejkalojnë fazen e mbijetesës është e ulët dhe numri i startups që në fakt rriten mjaftueshëm për të punësuar më shumë se 20 individë është edhe më i ulët, këto kompani kontribuojnë në shkallën e punësimit. Sipas Collin Mason, nga Universiteti i Glasgow dhe Startupgrind, teoria e Shane nuk përputhet me skenaret e ekonomisë reale. Startupgrind madje i quan bizneset e reja ”the big small”, thënje që nënkupton se përkundër efektit të vogël në ekonomi si biznes individual, në tërësi ato kanë ndikim të madh sa i përket shkallës së punësimit. Në process, më shumë biznese, duke përfshirë ato të reja dhe zgjerimit të atyre ekzistuese, krijojnë më shumë vende pune, gjë që zvogëlon normën e papunësisë në përgjithësi dhe nxit një ekonomi të tërë, e cila potencialisht mund të çojë në një standard më të lartë jetese.

Inovacioni

Ndërmarrëesit e rinj dhe bizneset e reja mund të sjellin ide të reja, shumë të nevojshme për të nxitur inovacionin në një vend. Avancimi i teknologjisë dhe inovacionit ka qenë inkubatori kryesor për ekonomitë e reja që nuk ekzistonin pak vite më parë. Siç kemi shkruar edhe në artikujë paraprak, inovacioni çoi në krijimin e ekonomisë së përbashkët, të përfaqësuar kryesisht nga Uber dhe Airbnb dhe ekonomia sipas kërkesës, të përfaqësuar nga aktorë të njohur si Lyft, Deliveroo ose Uber Eats. Shfaqja e këtyre ekonomive ka pasur ndikime thelbësore në sjelljen e konsumatorëve dhe në krijimin e vendeve të punës. Për t’a ilustruar këtë, mund të permendim Deliveroo e cila për të plotësuar kërkesën në rritje për porositjet sipas kërkesës, ka krijuar mbi 20.000 vende pune në mbarë botën.

Forcimi i konkurencës

Ndoshta një nga ndikimet më të rëndësishme të startups në ekonomi është aftësia e tyre për të rritur konkurrencën. Kjo mund të sjellë rifreskim brenda tregut. Ndërkohë që kompanitë përballen me presionin për të qenë më të mirët në treg dhe për të fituar besnikërinë e më shumë klientëve, ato vazhdimisht përpiqen të punojnë në zhvillimin e produkteve të tyre me çmime të volitshme. Kompanitë do të punojnë në zgjidhje më të mira për klientët e tyre dhe mundësisht të ulin çmimet, të cilat mund të kenë ndikim në shkallën e blerjes së konsumatorëve që vendosin të blejnë më shumë me një çmim më të lirë.

Ndikimi në qytete të tëra

Disa kompani rriten aq të mëdha sa ndikojnë në një zonë të tërë gjeografike. Disa biznese të reja kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në qytetet që ata i zgjedhin si lokacion të tyre. Infosys ka ndryshuar Bangalore, Alibaba ndikoi në Hangzhou, Microsoft ndryshoi Redmond dhe Google transformoi Mountain View, Kaliforni. Të gjitha këto kompani filluan të vogla, por ndërsa ato u rritën, ata transformuan qytetet ku vepronin. Ata përmirësuan modelet e punësimit duke ofruar mundësi punësimi për profesionistët me përvojë dhe ata të rinj. Si rezultat, kjo çoi në rritjen e hyrjes së të diplomuarve në tregun e punës dhe zhvendosjen e profesionistëve me përvojë nga qytete të ndryshme në këto zona.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s