Përfitimet dhe rreziqet e ”Internet of Things”

Teksa teknologji të reja u shfaqen gjatë viteve të fundit, termi ”Internet of Things” (IoT) ka evoluar dhe ka kapur fokusin e autorëve të shumtë të cilët drejtuan studimet e tyre tek ajo. IoT  konsiderohet si  “revolucioni i ardhshëm industrial” duke pasur parasysh ndryshimin e madh që mund të shkaktojë në mënyrën se si njerëzit jetojnë dhe punojnë. IoT ose interneti i çdo gjëje siç mund të quhet, është një teknologji e re në të cilën makina dhe pajisjet janë të afta të ndërveprojnë me njëra-tjetrën. Duke pasur parasysh përdorimin e saj shumanshëm dhe potencialin në industri të ndryshme, ajo mund të ndikojë në ndërmarrësi duke lejuar kombinime të teknologjive të vjetra dhe të reja që nuk janë parë kurrë më parë dhe të cilat krijojnë mundësi të reja biznesi që do të ndryshojnë jetën e individëve.

Shtyllat e reja të gjenerimit të industrisë së IT-së që po zhvillohen në vitet e fundit, kanë bërë të mundur zhvillimin e IoT-së. Kompanitë tani kanë qasje në mundësi të reja biznesi, e që më parë nuk ishin në fokusin e tyre për shkak të mungesës së teknologjisë së nevojshme për t’iu qasur atyre. Teknologjitë e reja lehtësojnë prodhimin e produkteve dhe bëjnë jetën e klientëve më të lehtë.

Produktet dhe shërbimet e IoT mund të aplikohen në një gamë të gjerë të industrive. Procesi i automatizimit do të bëjë të mundur aplikimin e saj në pothuajse çdo industri. Një nga fushat që tashmë po tërheq vëmendjen është mjedisi i zgjuar duke përfshirë shtëpitë e zgjuara, zyrat e zgjuara dhe qytetet e zgjuara. Përveç kësaj, IoT është planifikuar për të vendosur gjurmët e saj në fusha të tjera të mëdha si në sektorin e mjekësisë apo në monitorimin e zgjuar të mjedisit dhe të prodhimit të energjisë.

Edhe pse IoT u ofroi kompanive mundësi të reja për ndryshimin e mënyrës së jetesës së individëve, ajo gjithashtu ka aspektet e saj negative. Ndër aspektet më të rëndësishme të cilat ofruesit të produkteve dhe shërbimeve të IoT duhet të zgjidhin janë privatësia, sigurimi i të dhënave dhe besimi i klientëve ndaj një teknologjie të re. Informata të ndjeshme në lidhje me privatësinë e klientëve janë mbartur nga sensorë të IP-së që mund të keqpërdoren. Konsideroni një skenar ku informacioni i rëndësishëm në lidhje me gjendjen shëndetësore të një pacienti ruhet në spital. Një qasje e paautorizuar e këtyre informacioneve do të ishte thyerje e sigurisë dhe privatësisë ndaj pacientit. Ekspertët e fushës të IoT sugjerojnë përdorimin e të ashtuquajturave ‘Rrjeteve të besimit’ nëpërmjet të cilave pacientët mund të autorizojnë individët përkatës për të hyrë në informacionin e tyre shëndetësor. IoT gjithashtu do të rrisë sipërfaqen e mundshme të sulmeve për hakerët apo kriminelët kibernetikë që do të mundohen të marrin qasje në informacione konfidenciale. Pajisjet shfaqin mundësi të tilla për shkak të pasigurisë në ueb, mbrojtjes së pamjaftueshme të softuerëve dhe autorizimeve të pamjaftueshme. Mesatarisht, çdo pajisje përmban 25 vrima që mund të përdoren si hyrje në të dhëna të tilla. Mungesa e sigurisë dhe problemet me privatësinë, do të ndikojnë në besimin e kompanive që do të krijojnë rezistencë ndaj përdorimeve të reja. Përkundër këtyre kërcënimeve të mundshme, avancimi i IoT duket të jetë i pandalshëm. Parashikohet që IoT me avancimin e mëtejshëm të teknologjisë, do të arrijë të hyjë në çdo industri të mundshme

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s